Holanda dhe Danimarka do të dhurojnë 61 avionë luftarakë F-16 për Ukrainën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensly vizitoi dy vendet në kuadër të marrëveshjes për avionët luftarakë.
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, tha se vendi i saj do të sigurojë të paktëm 19 avionë deri në vitin 2025.
Kryeministri Mark Rutte tha se Holanda ka aktualisht 42 avionë në forcat e saj ajrore, por nuk dha një numër të saktë për Ukrainën.
“Sot ne mund të njoftojmë se Holanda dhe Danimarka angazhohen për transferimin e avionëve F-16 në Ukrainë dhe forcat ajrore ukrainase,” tha Rutte.