Sir Nicholas Winton George është një filantrop anglez, i njohur si “Schindleri Britanik”.
Midis viteve 1938 dhe 1939, Winton shpëtoi 669 fëmijë, kryesisht hebrej nga Çekosllovakia e pushtuar,duke organizuar udhëtimin e tyre me tren në Britani të Madhe dhe duke u siguruar atyre strehim. Gjithçka që kishte bërë kishte mbetur e panjohur deri kur një ditë, në vitin 1988, gruaja e tij Greta zbulon rastësisht një album ku jepeshin detajet për jetët e shpëtuara. 80 prej këtyre fëmijëve jetonin në Angli.
Në një program të BBC titulluar “That’s Life” po në vitin 1988, ku ishte i pranishëm edhe Nicholas Winton me të shoqen, ai pa patur kurrë farë dijenie, e gjen veten përpara një të papriture të jashtëzakonshme, të rrethuara nga burra e gra, të cilët ishin fëmijët që ai dikur kishte shpëtuar.
Bota zbuloi tek ai burrë heroin e vërtetë i cili e kishte mbajtur në zemrën e tij veprën e tij heroike. Tashmë fëmijët që ai kishte shpëtuar nga ferri nazist ishin burra e gra të rritur, gjyshe e gjyshër, por nuk e harronin kurrë se jetën ia dedikonin atij burri, që quhet Nicholas Winton.
Në botë jetojnë rreth 6 000 persona, të cilët janë pasardhës të fëmijëve të atëhershëm të shpëtuar nga Wintoni, të cilët ia dedikojnë jetën pikërisht këtij të fundit.
Winton është po ashtu tre herë kandidat për Nobelin e Paqes. Sikur të gjithë ne do të bënim vepra të mira, mendoni se sa e bukur do të ishte bota.