A mendoni se jeni mjaft të hidratuar apo në mënyrën e duhur? Lexoni çfarë treguan kërkimet e fundit.
Disa zbulime më interesante treguan se:
- 4 në 10 persona nuk e dinë se sa gota uji konsumojnë në ditë
- 24% e kanë të pamundur të pinw më shumë ujë në jetën e përditshme
- Për 60% hidratimi është i rëndësishëm jo vetëm për shëndetin e tyre fizik, por edhe për shëndetin mendor, duke deklaruar se ndihen më të lumtur dhe më të shëndetshëm kur pinë mjaft ujë.
Zëvendësues uji
24% thanë se preferojnë të hidratohen duke pirë çaj dhe 20% kafe. Megjithatë, konsumimi i tyre ka nevojë për vëmendje, pasi sipas ekspertëve, pijet e kafeinuara mund të veprojnë si diuretikë dhe, në fakt, humbasin më shumë lëngje sesa kemi konsumuar. Përveç kësaj, një studim i mëparshëm arriti në përfundimin se konsumimi i zgjatur ose në rritje i kafeinës ndikon në gjumin dhe rrit ndjenjën e lodhjes, me studiuesit që ia atribuojnë pjesërisht këtë dehidratim.
Megjithatë, 26% thanë se do të pinin më shumë ujë po të kishte shije më të mirë.
Njohja e problemit
44% e pjesëmarrësve raportuan se mund të njohin një mungesë hidratimi në ngjyrën e urinës së tyre bazuar në sistemin e klasifikimit të ngjyrave të propozuar nga NHS, sipas të cilit urina dallohet si më poshtë:
- hidratim i mirë (1)
- hidratim ideal (2)
- mungesë e vogël uji (3)
- nevojë të menjëhershme për ujë (4)
- parimi i dehidratimit (5)
- nevojë për rritje të lëngjeve – ngjyra jo e shëndetshme (6)
- dehidratim i rëndë (7)
- nevojë për t’u shqyrtuar nga një mjek, ndoshta një shenjë e infeksionit të rrugëve urinare, hepatitit ose sëmundjeve të mëlçisë (8)
Goja e thatë, dhimbjet e kokës dhe buzët e thata u cituan si disa shenja më kyçe që sinjalizonin nevojën për një gotë ujë.