Një grup i dytë dokumentesh sekrete të presidentit amerikan Jot Biden është gjetur në një zyrë që nuk ka lidhje me Shtëpinë e Bardhë.
Referuar mediave ndërkombëtare, Joe Biden, pasi la zyrën e zv.presidentit me Barak Obamën, mori një zyrë në Qendrën Penn Biden në Uashington nga ku mendohet se ka marrë një sërë dokumente. Grupi i parë i dokumenteve sekrete u gjet në muajin nëntor, e ndërsa këtë javë është gjetur edhe grupi i dytë.
Kjo ka sjellë debate të forta mes republikanëve dhe demokratëve. Për shumë republikanë, mbetet e paqartë pse administrata priti më shumë se dy muaj për të pranuar se disa dokumente sekrete janë gjetur në një zyrë jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Ish-presidenti Trump ka reaguar për rastin duke pyetur se kur do të bastis FBI-ja Shtëpinë e Bardhë?
Më herët, FBI-ja bastisi shtëpinë e ish-presidentit Trump në Florida duke thënë se ish shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte marrë me vete dokumente të klasifikuara pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë. Departamenti i Drejtësisë ka thënë se do ta shqyrtojë këtë çështje, ndërkohë që republikanët po bëhen gati për të ngritur komisione hetimore në Kongres për presidentin apo familjarë të tij.