Moti i keq dhe përmbytjet e mëdha, ka shtyrë qeverinë e Zelandës së Re që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. E veçanta është që kjo është hera e tretë në të gjithë historinë e këtij shteti që shpall gjendjen e jashtëzakonshme.
Cikloni Gabrielle shkaktoi përmbytje të përhapura, rrëshqitje dheu, duke detyruar njerëzit të evakuoheshin dhe të linin shtëpitë e tyre. Sipas mediave vendase, janë anuluar qindra fluturime dhe qytetarët prej disa orësh ndodhen pa energji elektrike.
Meteorologët kanë deklaruar se stuhia është zhvendosur në juglindje të Auckland, pranë bregut lindor.
‘Ka qenë një natë shumë e vështirë për Zelandezët e Re në të gjithë vendin, por veçanërisht në ishullin e sipërm të Veriut. Gjithashtu ka edhe shumë familje të zhvendosura, shumë shtëpi nën ujë dhe dëme të mëdha të shkaktuara në të gjithë vendin. Njerëzit do të jenë të vetëdijshëm se është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme kombëtare dhe kjo do të thotë se ata duhet të pranojnë urdhrat tanë’, është shprehur kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins.