Eklipsi i majit do të jetë i pari nga dy që presim për vitin 2023 dhe do të ndodhë në mbrëmjen e ditës së 5-të të muajit, kur hëna është në fazën e saj të plotë. Kjo ngjarje e veçantë astrologjike ndodh në shenjën e Akrepit dhe tashmë ka filluar të ndikojë te ne, ndërsa do të vazhdojë edhe për disa ditë më pas. Cilat shenja do ta ndjejnë më fort?
Demi
Kjo fazë e veçantë e hënës sjell një oreks për ndryshim, duke ju detyruar të kuptoni se është koha për vendime serioze nëse doni të evoluoni. Një marrëdhënie mund të marrë fund – profesionale ose personale – mund të rrezikoni më shumë ose të guxoni të krijoni diçka të re. Ju pëlqen apo jo, është koha për të ecur përpara, gjithmonë kujdes nga vendimet e nxituara dhe entuziazmi i tepërt. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe mendoni dy herë për atë që ju thonë të tjerët.
Luani
Bëhuni gati të përballeni me tensione dhe shumë debate. Sidomos në marrëdhëniet familjare-pasurore. Ndoshta do të ndryshojnë disa të dhëna që do të sjellin zhvillime të paparashikueshme në familje, në shtëpi apo në punë, ndërkohë që ka shumë mundësi që të shpërtheni nga emocionet tuaja të ndrydhura nga tensioni dhe përballjet. Në të njëjtën kohë, ekziston mundësia që kujtimet dhe traumat e fëmijërisë të dalin në sipërfaqe dhe të përpiqeni të afroheni më shumë me njerëzit tuaj, pasi dëshironi të ndiheni të sigurt dhe të qëndrueshëm. Në çdo rast mos e neglizhoni veten dhe kushtojini vëmendje financave pasi ka mundësi për shpenzime të jashtëzakonshme.
Akrepi
Ndryshime thelbësore po ndodhin në jetën tuaj këto ditë. Mbani qetësinë dhe kontrollin. Emocionet tuaja do jenë shumë të forta dhe mund të thuhen fjalë për të cilat do të pendoheni. Ndryshimet mund të jenë profesionale dhe personale ose vetë. Çfarëdo që të ndodhë duhet të qëndroni të qetë dhe të mos e neglizhoni shëndetin tuaj.