Bayern Munich siç duket ka arritur një marrëveshje me Tottenham për transferimin e Harry Kane.
Kapiteni i Anglisë, të cilit i skadon kontrata verën e ardhshme, do që ta sigurojë të ardhmen e tij para ndeshjes hapëse të sezonit të ri më 13 gusht.
Kampionët gjermanë do të thyejnë rekordin e tyre të transferimeve me golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave te Tottenham.
Kane shënoi 280 gola në 435 paraqitje te Tottenham, pasi e kishte shënuar të parën në dhjetor 2011.