Lewis Hamilton nuk ka besim se makina e tij Mercedes është e përshtatshme për të triumfuar në pistën e Interlagos-it në Sao Paulo.
Dëshira e pilotit britanik është që të festojë titullin që mori si fundmi, si shtetas nderi i Brazilit me një fitore. Në sezonin e shkuar, ai doli i pari duke arritur në sukses të madh.
Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 ende nuk e ka fituar një garë në këtë sezon, por mendon se do ta ketë të pamundur që të hipë në podium këtë fundjavë.
“Unë nuk mendoj se kjo pistë apo ajo e pas saj do t’i shkojnë për shtat makinës sonë njësoj siç ndodhi në javën e kaluar. Shpresoj të kem gabim dhe inxhinierët po ashtu dhe shpresoj që makina të jetë shumë më mirë nga sa prisnim. Do të garoj me pozitivitet dhe jo me idenë se ka për të qenë një fundjavë aspak e lehtë’’, u shpreh ai.
Hamilton, i cili ka fituar në çdo sezon që nga debutimi i tij në vitin 2007, e përfundoi i dyti garën e mëparshme në Meksikë.
Në karrierën e tij, ai ka triumfuar tre herë në Brazil, duke përfshirë dy nga tre garat e fundit në Interlagos dhe mori shtetësinë e nderit këtë javë.
Mercedes po lufton Ferrarin për vendin e dytë në renditje për skuderitë. Italianët janë 40 pikë përpara, ndërsa në dispozicion janë 96 pikë për garat e Brazilit dhe të Abu Dabit.
Gara do të jetë e fortë, me skuderitë që synojnë renditje sa më të lartë, për të përfituar më shumë financiarisht nga Formula 1./ Klan News