Faqet e internetit të aeroporteve të Düsseldorf, Nuremberg, Dortmund dhe Erfurt-Weimar janë nxjerrë jashtë shërbimit.
Sipas administratorëve të aeroportit të Nurembergut, një gjë e tillë ka gjasa të jetë për shkak të një sulmi hakerash.
Deri tani është e paqartë në se problemet me uebsajtet kanë një ndikim në funksionimin e aeroporteve. Po ashtu, mister është nëse janë marrë të dhënat e udhëtarëve.
Kujtojmë që një sulm hakerash ka ndodhur më herët në Itali, por edhe në Shqipëri, ku pati probleme të sistemit TIMS. Në Shqipëri, u konfirmua se pas sulmit qëndronte Irani, si një shenjë hakmarrjeje pse vendi ynë i hapi dyert opozitarëve, muxhahedinëve të strehuar në Manzë.