Pep Guardiola e përshëndeti Kevin De Bruyne si një “legjendë” pasi mesfushori regjistroi një gol dhe një asist në rikthimin e tij në Premier League për të ndihmuar Manchester City-n në një fitore dramatike 3-2 ndaj Newcastle United.
De Bruyne hyri si zëvendësues në minutën e 69-të me Cityn 2-1 në St James’ Park.
Ishte paraqitja e parë e belgut në ligë që nga gushti, pasi kaloi pesë muaj jashtë fushës për shkak të një dëmtimi.
“Ai është një legjendë”, tha Guardiola. “Kam pasur ndjenjën se ai nuk është gati për 90 minuta pas pesë muajsh, kështu që kemi atë situatë, ndikim në minutat e fundit. Goli dhe asistimi, ai është i dashur nga njerëzit tanë dhe shpresojmë se në muajt e fundit ai mund të na ndihmojë të jemi aty deri në fund”.
E keqja për Cityn ishte një dëmtim i Edersonit që e detyroi portierin brazilian të largohej nga fusha brenda pesë minutave.
Skuadra e Guardiolës nuk do të luajë më deri në ndeshjen e tyre në raundin e katërt të FA Cup kundër Tottenhamit më 26 janar dhe Guardiola shpreson që problemi të mos jetë serioz.