Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, është vendosur në shënjestër nga policia spanjolle për lidhjet e tij me “Tsunami Demokratik”, një lëvizje për pavarësinë e Katalonjës, e cila akuzohet për terrorizëm.
Raporti thotë se lëvizja nisi “një fushatë të fortë mediatike të promovuar nga organet më të larta politike dhe sektorët e pavarësisë civile”, duke përfshirë Guardiolën, i cili “nuk ngurroi ta vinte zërin e tij në dispozicion të “Tsunamit demokratik”.
Videoja e lëvizjes, e cila po hetohet nga gjyqtari Garcia Castellon, me akuzën e terrorizmit është publikuar në vitin 2019.