Mëngjesin e sotëm, mijëra policë gjermanë kanë kryer një sërë bastisjesh në shtëpitë e disa personave, me pretekstin se ekstremistët e djathtë po përgatisnin një grusht shteti.
Sipas prokurorëve gjermanë të cilët lëshuar urdhër arrestet dhe dhanë dakordësinë për bastisjen e disa banesave, u shprehën se rreth 3 mijë oficerë kanë kryer kontrolle në 130 vende të Gjermanisë.
Si pasojë e aksionit dhe kontrolleve të ushtruara, prokurorët thanë se 25 shtetas gjermanë u arrestuan nën akuzën e “anëtarësimit në një organizatë terroriste” ndërsa tre persona të tjerë, përfshirë një shtetas rus, dyshohen se mbështesin organizatën. Prokurorët gjithashtu bën të ditur se një person u ndalua në qytetin austriak Kitzbuehel dhe një tjetër në qytetin italian të Perugia.
“Që nga mëngjesi është duke u zhvilluar një operacion i madh anti-terror. Prokurori i Përgjithshëm Publik Federal po heton një rrjet të dyshuar terrorist nga skena e Reichsburger. Ekziston dyshimi se ishte planifikuar një sulm i armatosur ndaj organeve kushtetuese, ka shkruar në Twitter Marco Buschmann politikan gjerman i Partisë Demokratike të Lirë.
Lëvizja Reichsburger përbëhet nga një numër organizatash dhe individësh dhe nuk pranojnë ligjshmërinë e Republikës Federale të Gjermanisë dhe as të autoriteteve të saj qeveritare.