Grusht shteti në Gabon të Afrikës. Oficerët e ushtrisë janë shfaqur në televizionin kombëtar për të thënë se kanë marrë pushtetin. Dymbëdhjetë ushtarë njoftuar se do anulonin rezultatet e zgjedhjeve dhe do të shpërndanin të gjitha institucionet e republikës. Ata shtuan se kufijtë e vendit ishin mbyllur deri në një njoftim tjetër.
Oficerët e ushtrisë anuluan zgjedhjet e të shtunës, në të cilat presidenti Ali Bongo u shpall fitues. Përmbysja e presidentit do t’i jepte fund mbajtjes 53-vjeçare të pushtetit të familjes së tij në Gabon. Ky është grushti i tetë në ish-kolonitë franceze në Afrikë në tre vitet e fundit.
Gaboni është një nga prodhuesit kryesorë të naftës në Afrikë, ndërsa gati 90% e vendit është e mbuluar nga pyjet.