Grupi E është një nga më të ekuilibruarit në eliminatoret e Euro2024, ku katër kombëtare janë në garë për kualifikim. Aktualisht grupi kryesohet nga Shqipëria, me 13 pikë, ndjekur nga Çekia me dy më pak, Polonia me 10 dhe Moldavia me 9.
Ndërkaq, një fitore moldave do t’i jepte fund mundësive të Polonisë për t’u kualifikuar automatikisht. Polonia do dështonte edhe nëse e mposht Republikën Çeke në ndeshjen e fundit. Leëandoëski me shokë nuk do e garantonin biletën gjermane nëse nuk fiton, ose nëse Moldavia mund kombëtaren tonë. Ndërsa çekët do të kualifikohen nëse fitojnë atë ndeshje dhe Moldavia nuk fiton.
Raundi i fundit i ndeshjeve prodhon duele të bukura dhe që mund të përcaktojnë edhe skuadrat e kualifikuara. Shqipëria pret Ishujt Faroe dhe Republika Çeke, Moldavinë. Llogari të hapura për kombëtaret e grupit E, ku shpresojmë që çdo teori t’i shkoj për shtat përfaqësueses sonë.