Për një moment surreal – pikërisht kur Joe Biden përgatitej të mbante fjalimin e tij për gjendjen e shtetit – gruaja e tij Jill Biden vodhi shfaqjen duke “mbjellur” një puthje në buzët e bashkëshortit të zëvendës presidentes.
Pasi hyri në Kongres për brohoritje, zonja e parë iu afrua zotëriut të dytë, Doug Emhoff, dhe i shtrëngoi dorën.
Më pas ata u përkulën për një përqafim miqësor – por të paktën njëri prej tyre duket se e ka llogaritur gabim dhe rezultati ishte një puthje ose në buzë, ose shumë, shumë afër.
“Pllaquritja e Bashkimit”, ngacmoi tabloidi i New York Post – duke zmadhuar fotot e asaj që deklaroi pa dyshim se ishte një puthje në buzë.
Pamjet e tjera të afërta të përqafimit dukej se tregonin puthjen e Biden-it vetëm në njërën anë të buzës së burrit të Kamala Harris.
Por Fox News – një kritik i shpeshtë i administratës së Biden – u hodh mbi gabimin e dukshëm pa hijen e dyshimit.
Dhe ish-këshilltarja e Donald Trump, Kellyanne Conway, ndau një foto të “pllaquritjes” me të njëjtën kënaqësi, duke u tallur: “Uau, COVID me të vërtetë ka mbaruar”.