Zjarret në Greqi të nxitura nga thatësira po vijojnë të intensifikohen kryesisht në veri të Athinës. Sipas mediave vendase temperaturat kanë arritur deri në 43 gradë celsius. Mbi 1000 njerëz janë evakuuar në qytete ndërkohë që ekipet e kërkimit kanë shpëtuar 1200 fëmijë të cilët ndodheshin në një kamp veror.
Autoritete kanë konfirmuar se dëmet e shkarkuara nga flakët janë të shumta. Situata ende është delikate. Qindra zjarrfikëse së bashku me avion dhe helikopterë janë vendosur në dispozicion për të shuar flakët të cilat po përhapen me shpejtësi në disa qytete të nxitura nga erërat e forta dhe temperaturat ekstreme.