Policia greke ka vënë në pranga një tiktok-er shqiptar. Bëhet fjalë për “Hayate”, emri i të cilit është Florjan Zani. Arrestimi i tij ka ardhur si pasojë e një denoncimi nga organizatat që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, kjo pasi 35-vjeçari ofendonte dhe abuzonte me këtë kategori.
Vlonjati akuzohet nga Prokuroria greke për racizëm, fyerje dhe ofendime të personave me aftësi ndryshe. Madje, disa media greke shkruajnë se ai kryente veprime te turpshme me vajzat që i ftonte për të marrë pjesë në videot e tij live në TikTok dhe YouTube, veprime tq cilat shkaktuan shumë reagime në opinionin publik grek si në rrjetet sociale ashtu edhe në komunitetet jashtë rrjeteve sociale.
Në momentin e arrestimit, në banesën e tij ku edhe kryentë videot live për Tik Tok, ishin edhe dy vajza të cilat ishin pre e ofendimeve të tij në videot live në Tik Tok dhe YouTube. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe kompjuterë, disa hard disk dhe programe kompjuterike.