Drejtoria e Sigurisë së Athinës arriti të zbërthente një organizatë kriminale që ushtronte aktivitet në furnizimin, magazinimin, falsifikimin, standardizimin dhe trafikimin e mëtejshëm të lëndëve narkotike në ishullin e Santorinit në Greqi dhe kryesisht në lokalet e natës në ishull gjatë muajve të verës.
Nga ky operacion u arrestuan 4 anëtarë të grupit. Rrjeti kriminal kishte të strukturim të nivelit të lartë, të mirëplanifikuar për funksionim të pandërprerë (furnizim, magazinim, falsifikim, standardizim dhe trafikim) për përfitimin sa më të madh.
Në prangat e policisë greke ranë shqiptarët Sulo Tahaj, 26 vjec dhe vëllai tij Genci Tahaj, 30 vjec nga Fieri, Fatmir Caushaj 36 vjec nga Tirana, Renson Marra, 24 vjec nga Kuçova dhe shtetasja ukrainase Anastasiya Ivanichenko, 30 vjec, aktualisht e paraburgosur në Koridhalo. Në kërkim u shpall Hekuran Gremi, 29 vjec nga Patosi si dhe po punohet për identifikimin e 16 personave të tjerë.
Pas informacionit, u kryen kontrolle në një magazinë dhe në tre shtëpi, ku u gjetën dhe sekuestruan 336 gramë kokainë, 2 kg 43 gramë marijuanë, 295 tableta “Ecstazy”, 1 pistoletë, 60 fishekë, 1 thikë, 24.890 euro, 9.050 pesos uruguaiane, 182 dollarë amerikanë, 100 dollarë australianë, 5 paund britanikë, 3 peshore elektronike, pajisje elektronike për evakuimin e ajrit dhe paketimin e drogës, një mori ambalazhesh najloni dhe 7 mjete për kryerjen e veprave kriminale të grupit (2 furgona për transportin e turistëve, dy automjete dhe 2 motoçikleta).
Nga hetimet vlerësohet se fitimet e realizuara nga organizata i kalojnë 102.000 euro.
Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Qarkut Naxos.