Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla dha sinjale të forta për trajnerin Sylvinho në prag të duelit kualifikues të Euro 2024 ndaj Polonisë. 23-vjeçari shënoi një gol tepër vendimtar për ecurinë e Romës në Europa League, teksa tundi rrjetën e Real Sociedad. Goli i parë për Kumbullën këtë sezon, duke rritur entuziazmin te futbollisti kuqezi. I kënaqur për këtë realizim u shfaq mbrojtësi pas sfidës.
“E merituam të fitonim. Ne e kërkonim shumë këtë triumf, mbi të gjitha sepse luajtëm në shtëpi me një stadium plot. 2-0 është një rezultat i mirë, por duhet të mbetemi të fokusuar. Goli më solli gëzim të jashtëzakonshëm. Është hera e parë që shënoj poshtë tifozëve të Romës dhe ka qenë gjithmonë një nga ëndrrat e mia”, u shpreh futbollist i Romës, Marash Kumbulla.
Nën drejtimin e Jose Mourinhos, Kumbulla ka humbur pozitat në mbrojtjen e Romës, por ky gol pritet ta rikthejë atë titullarë. Ish-lojtari i Veronës ka luajtur në 9 ndeshje në të gjithë garat këtë sezon, kryesisht si i ardhur nga stoli.