Autori i sulmit me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie thotë se e admiron ish-liderin suprem të Iranit, Ajatollah Khomeini.
“Unë e respektoj Ajatollahun. Mendoj se ai është një person i mrekullueshëm. Kjo është ajo që mund të them”, citon Neë York Post, në një intervistë-video të realizuar nga burgu i qarkut Chautauquas.
Hadi Matar tha gjithashtu se kishte lexuar vetëm disa faqe të romanit të Salman Rushdie “Vargjet Satanike” dhe se një postim në Twitter vitin e kaluar.
75-vjeçari Salman Rushdie, do të jepte një leksion mbi lirinë artistike në vendin perëndimor të Nju Jorkut, kur policia thotë se 24-vjeçari Matar doli me shpejtësi në skenë dhe goditi me thikë shkrimtarin me origjinë indiane të premten javën e kaluar.
Rushdie ka jetuar me kërcënime të vazhdueshme që kur u botua në vitin 1988, “Vargjet Satanike” duke bërë që Khomeini të lëshonte fetva-në që u kërkonte myslimaneve ta vrisnin.
“Ai është dikush që sulmoi Islamin, ai sulmoi besimet e tyre, sistemet e besimit,” është shprehur autori i sulmit, duke shtuar se kishte parë video të Rushdie në YouTube.
Matar mohoi të ketë qenë në kontakt me Gardën Revolucionare të Iranit. Ndërkaq, avokati i Matarit i caktuar nga gjykata tha se ai nuk ishte në dijeni që Post kishte qenë në kontakt me klientin e tij për një intervistë.
“Asnjë burim i jashtëm, qoftë me ose pa ndihmën e qeverisë, nuk ka pasur kontakt me klientin tim,” tha avokati Nathaniel Barone për Reuters.
Matar është shprehur gjithashtu për Post se kishte marrë një autobus për në Buffalo një ditë para sulmit dhe më pas mori një udhëtim me Lyft për në Chautauqua, ku kreu edhe sulmin me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie.
Of course, Hadi Matar only read two pages of "Satanic Verses." 🤦🏻♀️
Ayatollah Khomeini didn't read it all. https://t.co/nLbHCzrkZN
— Holly Dagres (@hdagres) August 17, 2022