Një gjykatë Federale e Apelit ka ngrirë ligjin e diskutueshëm të Teksasit për imigracionin, një nga ligjet më të ashpra të këtij lloji të miratuar nga një shtet amerikan. Vendimi erdhi vetëm disa orë pasi Gjykata e Lartë lejoi që masa, të hynte në fuqi në pritje të një Apeli.
Ligji do të lejonte zyrtarët e Teksasit të ndalonin dhe të ndiqnin penalisht emigrantët e paligjshëm. Meksika ka refuzuar të pranojë çdo emigrant të depërtuar nga Teksasi sipas ligjit të ri, ndërsa administrata Biden e ka quajtur atë jokushtetuese.
Nëse do të rikthehej në fuqi, do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si trajtohet zbatimi i imigracionit, pasi gjykatat kanë vendosur më parë se vetëm qeveria federale mund të zbatojë ligjet e vendit për imigracionin jo shtetet e SHBA-së.
Kalimi i paligjshëm i kufirit amerikan është një krim federal, por trajtohen si çështje civile nga sistemi i gjykatave të migracionit. Dënimet për hyrje të paligjshme ose rihyrje në Teksas variojnë deri në 20 vjet burg.