Në rrjedhën e jetës sonë, vjen një kohë kur një filxhan kafe nuk do të jetë e mjaftueshme për t’u zgjuar, ora e alarmit do të duket sikur bie herët se më parë dhe mezi do ta mbajmë kokën drejt. Sigurisht, ndonëse ritmi i punës, detyrime të tilla si fëmijët ose strese të tjera të jetës së përditshme mund të na kenë mësuar të flemë më pak, është e sigurt se nga mosha 33 deri në 53 vjeç koha e pushimit do të zvogëlohet.
Ky është rezultati i një studimi nga studiuesit e University College London, botuar në Nature Communications. Në studim ishin 730,187 pjesëmarrës nga 63 vende për të parë se si modeli i gjumit ndryshon me moshën, por jo vetëm.
Agjentë biologjikë
Pjesëmarrësit flinin rreth 7 orë në natë. Në veçanti, lidhur me faktorët biologjikë si gjinia dhe mosha, rezultatet treguan se:
mesatarisht, gratë flinin 7.5 minuta më shumë se burrat
të rinj – të paktën 19 vjeç – flinin më shumë, me kohën e gjumit që rritej deri në moshën 33 – vjeçare dhe pastaj në rënie
Kohëzgjatja e gjumit filloi të rritej përsëri rreth moshës 53 vjeç.
Faktorët gjeografikë
Dallimet u vërejtën gjithashtu midis vendeve të ndryshme:
ata që jetojnë në vendet e Europës Lindore të tilla si Shqipëria, Sllovakia, Rumania dhe Republika Çeke flinin 20- 40 minuta shtesë çdo natë
banorët e vendeve të Azisë Juglindore si Filipinet, Malajzia dhe Indonezia regjistruan kohën më të gjatë zgjuar
Banorët e MB flinin pak më pak se mesatarja
Koha e gjumit u zvogëlua ndërsa distanca nga ekuatori shkurtohej.