Masa të rrepta janë marrë në plazhet e Portugalisë për të gjithë ata që prishin qetësinë publike. Pushuesit kanë marrë paralajmërimin se do të përballen me gjoba deri në 36 mijë euro nëse vendosin muzikë me volum të lartë. Altoparlantët portativë që shqetësojnë vendasit dhe turistët janë ndaluar nga Autoriteti Kombëtar Detar i vendit (AMN).
Gjobat mund të arrijnë nga 200 deri në 4,000 € për individët dhe nga 2,000 deri në 36,000 € për grupet.
Masa të tilla po ndërmerren nga Portugalia në Kroaci për t’i bërë destinacionet turistike më të përshtatshme për pushuesit.