Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër në lidhje me masën e sigurisë të dhënë sot nga GJKKO për kandidatin fitues të “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.
Në reagimin në faqen zyrtare, thuhet se masa e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Belerit është kundër ndjenjës së drejtësisë së publikut dhe perceptimit europian të së drejtës.
“Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë, është kundër ndjenjës së drejtësisë së publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës”, thuhet në reagim.
Beleri u la sot në burg me vendim të GJKKO. Ai u arrestua për vjedhje të votave, mirëpo kjo nuk e ndali që të bëhet kryebashkiak i Himarës.