Kancelari Scholz është vetëofruar që të hiqen vetot. Gjermania po luan një rol të rëndësishëm duke u vetëofruar të reduktojë vështirësitë dhe tensionet që ekzistojnë mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së. Nga Sllovenia në krah të homologut Robert Golob, Scholz foli për një lëvizje të re që këto shtete të mos pengohen nga mosmarrëveshjet dypalëshe.
Olaf Scholz: Gjermania po bën përpjekje të mëdha që të reduktojë vështirësitë dhe tensionet që ekzistojnë mes shteteve të Ballkanit Perëndimor si për zgjidhjen e konflikteve dypalëshe dhe me shtetet anetare te BE-se. Po perpiqemi ti japim pergjigje shumë pyetjeve specifike që kanë lindur dhe që janë pengesë dhe për integrimin. Si mund ta çojmë tani përpara procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të mos pengohen nga mosmarrëveshjet me shteteve anëtare? Kjo vlen për çështjet mes Serbisë dhe Kosovës, dhe sigurisht vlen edhe për pyetjen: Çfarë do të ndodhë më pas me Bosnje-Hercegovinën?
Heqja e vetos do të përkthehej në heqjen e mundësisë së Greqisë e Bullgarisë për të mos mbajtur peng përkatësisht Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e negociatave. Megjithë mbështetjen kancelari ju kujtoi shteteve ballkanike se anëtarësimi në BE nuk është një proces vendimmarrjeje gjeopolitike, por që lidhet gjithnjë me faktin se duhen hapa konkretë për realizimin e reformave.
Olaf Scholz: Për të gjithë ata që shpresojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ky nuk është një proces vendimmarrjeje gjeopolitike, por që lidhet gjithnjë me faktin se nëse ndërmerren hapa konkretë me reformat. Kjo vlen për shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe veçanërisht për Moldavinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Ne jemi këtu për t’i ndihmuar të gjitha këto shtete që të ecin përpara sa më shpejt të jetë e mundur drejt BE-së.
Scholz përmendi si instrument edhe Procesin e Berlinit.
Olaf Scholz: Ne kemi vendosur që të përdorim Procesin e Berlinit si një instrument për të përmirësuar veçanërisht bashkëpunimin rajonal. Kjo iniciativë e ka dëshmuar vlerën e saj vitet e fundit dhe ne kemi vijuar që ta intensifikojmë këtë bashkëpunim në mënyrë që të bëjmë përparim në Ballkanin Perëndimor.
Scholz shtoi se BE-ja nuk do të qëndrojë si një vëzhgues, por të përpiqet konkretisht të arrijë përparim të prekshëm në këtë rajon.