Gjermania ka thënë se tanket Leopard 2 mund të arrijnë në Ukrainë përpara fundit të marsit. Pavarësisht se Rusia e konsideron si të përfshirë në luftë, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Ministri i mbrojtjes në Gjermani, Boris Pistorius tha se trajnimi i trupave ukrainase për të përdorur këto tanke do të fillojë brenda ditësh. Ekipet ukrainase do të fillojnë të mësojnë se si të operojnë tankun në një vend stërvitjeje në Gjermani deri në fund të janarit, ka bërë me dije Pistorius.
Leopardi 2, ashtu edhe tanku Abrams nga SHBA do të vendosen në Ukrainë për të ndihmuar Kievin të sprapsë ofensivat ruse.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s për Sky Neës, Jens Stoltenberg tha se vendosjet e Leopardit gjerman 2 dhe Abrams të SHBAjanë shumë të rëndësishme për ecurinë e luftës.
Duke qenë i kujdesshëm për të shmangur një afat kohor specifik për përdorimin e tyre në luftën kundër Rusisë, për shkak se trupat ukrainase duhet të trajnohen për t’i përdorur ato, Stoltenberg tha se tanket do t’i ndihmojnë ukrainasit që të jenë në gjendje të çlirojnë, të rimarrin territorin i cili është aktualisht i pushtuar nga forcat ruse.
“Këto njoftime për tanket e betejës janë të një rëndësie të madhe, sigurisht. Numrat kanë rëndësi dhe prandaj unë mirëpres që shumë aleatë janë gati të që Ukraina të marrë tanket sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe më lejoni gjithashtu të përshëndes udhëheqjen që Mbretëria e Bashkuar ka demonstruar, sepse (ata) disa ditë më parë njoftuan se do të dorëzojnë tanke moderne standarde të NATO-s, Challenger 2, dhe tani të gjithë aleatët po ndjekin me njoftime shtesë”, tha Stoltenberg.
Ndërkohë, Rusia vijon sulmet. Ditën e sotme janë dëgjuar disa shpërthime në disa zona, duke përfshirë kryeqytetin, Kiev.
Një person u vra dhe dy u plagosën, tha kryebashkiaku i Kievit Vitalii Klitschko, ndërsa civilëve iu kërkua të qëndronin në strehimore.