Para se të filloni një vit të ri mos harroni të përfundoni detyrat që keni lënë përgjysmë. Nuk është mirë që viti i ri t’iu gjejë me gjëra të lëna pezull.
Më poshtë keni disa këshilla se çfarë duhet të bëni para se të përfundojë viti.
Mbaro 3 detyrat që i kishe vënë vetes në fillim të vitit
Kujtohu për premtimet në shtëpi apo në punë, që nuk i ke mbajtur. Të paktën tre nga ato duhet t’i realizosh deri në fund të vitit. Ke edhe pak ditë kohë.
Vizito dentistin ose doktorin, okulistin
Bëj një pastrim dhëmbëve, një vizitë syve apo edhe një checkup para se viti të mbyllet. Në fund të vitit, pagesa e taksave është një stres më vete, por një detyrim që duhet kryer, kështu që mundohu ta organizosh edhe këtë pjesë para se kalendari të thotë 2024.
Dhuroju njerëzve të dashur dhurata speciale.
Krijo hapësirë në çdo llogari online
Fshi email-et e vjetër, dokumentet apo fotot që nuk të duhen ose që rrinë për një kohë të gjatë dhe që nuk ke ndër mend t’u rikthehesh. Kompjuteri, telefoni apo çdo mjet tjetër elektronik i panevojshëm pastroje nga hapësira.
Ndoshta është koha për të kërkuar një punë të re, një rritje page apo edhe një rritje në detyrë. Mendo pak më gjatë për punën dhe kërko pranë punëdhënësve gjithçka që mendon.