Robert Card, 40-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 18 personave në Maine të SHBA, është gjetur pa shenja jete. Komisioneri i Sigurisë Publike në Maine, Michael Sauschuck tha se vdekja e Card kishte ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri.
Card dyshohet se ka qëlluar veten me armën e krimit. Trupi i tij u gjet afër vendit ku ndodhën të shtënat.
“I dyshuari për të shtënat e së mërkurës mbrëma është gjetur dhe ka vdekur”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Androscoggin në Facebook.
Me armën e tij, Card vrau fillimisht një grua dhe 6 burra në qytetin e Lewiston. Brenda rreth 10 minutash u raportuan të shtëna të tjera në një restorant pranë Schemengees Bar & Grille, ku u vranë 8 burra. Ndërsa tre të tjerë ndërruan jetë në spital.