Mediat ndërkombëtare njoftojnë se muajin e ardhshëm një nga ëmbëlsuesit artificialë më të zakonshëm në botë do të shpallet kancerogjen nga OBSH. Kjo do të sjellë tronditje të fortë për industrinë ushqimore, e cila e përdor gjerësisht këtë lloj ëmbëlsuesi.
Aspartame, e përdorur në produkte të ndryshme, nga pijet e gazuara dietike Coca-Cola deri te çamçakëzët Extra të Mars dhe disa pije Snapple, do të klasifikohet në korrik si “kancerogjen për njerëzit” për herë të parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), pjesë e OBSH-së, që merret kryesisht me kërkimet për kancerin.
Vendime të ngjashme të IARC në të kaluarën për substanca të ndryshme kanë ngritur shqetësime te konsumatorët për përdorimin e tyre duke çuar në padi dhe presion ndaj prodhuesve që të rikrijojnë receta alternative.