Në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër ndodhet një vezë e epokës romake, e cila është gjetur e paprekur që prej 1700 vitesh. Veza u zbulua rastësisht gjatë gërmimeve për ndërtimin e një kompleksi rezidencial, në brendësi të një pusi me ujë, ku kishte edhe sende të tjera antike.
Veza është dërguar në Muzeun e Historisë Natyror të Londrës për analiza të mëtejshme dhe nga mikrotomografia me rreze X është vrojtuar që në brendësi te saj është ende lëngu tipik edhe pas kaq shumë vitesh.
Por nga vëzhgimet e mëtejshme, është vërejtur që nuk ka ndarje te së bardhës me pjesën e verdhë të vezës, që mesa duket janë përzier bashkë përgjatë shekujve. Kjo vezë, është e vetmja në botë që është ruajtur për një kohë kaq të gjatë në mënyrë natyrale, dhe pa ndërhyrjen e njeriut.
Bashkë me vezën janë gjetur edhe kocka kafshës, këpucë lëkure, vegla, qeramikë dhe një kosh kashte i thurur.