Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Nottinghamshire të Britanisë ku janë gjetur të vrarë në rrugë tre persona. Ngjarja është ende e paqartë nga autoritetet, por dyshohet se ato janë goditur nga një furgon.
Policia ka vënë në pranga një person i cili dyshohet se ka lidhje me 3 vrasjet por ende po hetohet në lidhje me ngjarjen. Autoritetet kanë bllokuar disa rrugë në mënyrë që të bëhet e mundur siguria e qytetarëve.