Kompania mediatike Fox News do t’i paguajë 787.5 milionë dollarë kompanisë “Dominion Voting Systems” të pajisjeve të votimit në SHBA.
Kjo e fundit kishte ngritur një padi për shpifje për raportimet e këtij grupi mediatik për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 kur Joe Biden fitoi ndaj Donald Trump.
Akordi duhet që tashmë të marrë edhe miratimin e gjykatësit. Asnjëra nga palët nuk zbuloi kushtet e marrëveshjes përveç shumës që do të paguhet.