Në mes të shkretëtirës së Al Ula në Arabinë Saudite veriperëndimore, të shumtë ishin spektatorët për garën inauguruese të “Camel Cup”. Me çmime që shkojnë deri në 21 milionë dollarë, kjo garë konsiderohet si më e madhja dhe më e shtrenjta në rajon.
Pronarët dhe rritësit e deveve nga vend vende të ndryshme të botës u mblodhën në mbretëri për të konkurruar në këtë event, që zhvillohet nga 14 deri në 17 mars.
Një prej konkurrentëve është edhe producenti amerikan Swizz Beatz, i martuar me këngëtaren Alicia Keys. Ai është pjesë e ekipit nga SHBA, që merr pjesë për herë të parë në këtë kupë.
Përveç garave, ka edhe ngjarje kulturore dhe ekspozita që tregojnë historinë dhe trashëgiminë e rajonit. Princi i Kurorës Mohammed bin Salman po punon që të transformojë ekonominë dhe shoqërinë e Arabisë Saudite.
Eventi i Al Ulas ka fituar rëndësi mes skuadrave të deveve në botë. Kjo ndihmon edhe në përpjekjet e mbretërisë, që po mbështet turizmin e po përpiqet që të hapet me botën dhe të diversifikojë ekonominë e përqendruar te nafta.