Real Madridi bëri një tjetër hap fals në La Liga. “Galaktikët” barazuan me Real Sociedad pa gola në “Santiago Bernabeu”. Nga gabimet e skuadrës së Carlo Ancelotti ka përfituar Barcelona, e cila kryeson La Liga-n me pesë pikë më shumë se sa “Los Blancos”.
Vendasit kontrolluan takimin, por nuk mundën që të gjenin golin, kjo falë edhe portierit të miqve Alex Remiro mjaft në formë. Reali rrezikoi me Vinicius, Kros, Kasensio dhe Modriç.
Kjo është ndeshja e dytë në tri sfidat e fundit që “Los Blancos” nuk arritën të fitonin.
Pas takimit, tekniku Ancelotti tha se skuadrës i mungoi fati, ndërsa pavarësisht rezultatit ai është i kënaqur nga loja e ekipit. Ndërsa Atletico Madrid fitoi në transfertë ndaj Osasunës me rezultatin 1-0.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Niguez në të 74’. Bardhekuqtë shkojnë në kuotën e 34 pikëve në vend të katërt. Në sfidat e tjera Athletic Bilbao u mund minimalisht nga Selta Vigo në transfertë, ndërsa Valladolid mundi Valencian me po të njëjtin rezultat në shtëpi.