Incidentet dhe gafat e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden nuk kanë të sosur.
Së fundmi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me himnin kombëtare të SHBA-ve.
Gjatë ceremonisë së pritjes së kryeministrit të Indisë, Narendra Modi në Shtëpinë e Bardhë, ai ngatërroi himnet kombëtare.
Teksa nisi himni kombëtar i Indisë, Joe Biden ngriti dorën e djathtë dhe e vendosi në nivelin e zemrës, lëvizje që amerikanët e bëjnë kur dëgjojnë himnin kombëtar të SHBA-së.
Biden madje e mbajti dorën në të njëjtin vend për 15 sekonda përpara se të kuptonte gabimin e tij dhe ta heqte dorën nga zemra me një lëvizje të ngadaltë.