Anëtarët e G7 kanë miratuar një marrëveshje afatgjatë të sigurisë për Ukrainën. Ky vendim vjen pasi udhëheqësit e NATO-s gjatë samitit në Vilnius ranë dakord në një deklaratë të përbashkët për t’i ofruar Ukrainës një ftesë por mbetet e paqartë se kur dhe si do të bëhet anëtarësimi. Kryeministri britanik Rishi Sunak deklaroi se marrëveshja do t’i dërgojë një sinjal të fortë presidentit rus Putin.
“Ne nuk mund të shohim kurrë një përsëritje të asaj që ka ndodhur në Ukrainë dhe kjo deklaratë rikonfirmon angazhimin tonë për të siguruar që ajo të mos jetë kurrë e cenueshme ndaj brutalitetit që Rusia ka shkaktuar përsëri ndaj saj,” u shpreh Sunak.
Njoftimi i G7 vjen pasi NATO tha se Ukraina mund t’i bashkohet aleancës ushtarake “kur aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet”, një vonesë që Zelensky e ka quajtur “absurde”.