Liderët e vendeve të G-7 kanë qenë “në një mendje” sa u përket qëndrimit të tyre përballë Rusisë, si fajtore për vdekjen e mijëra civilëve. Në deklaratën e përbashkët të 7 të mëdhenjve të botës, palët u dakordësuan për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Moskës, siç thanë për të “lënë të vdesë urie”, makinerinë e luftës në Rusi. Në shënjestër do të jetë edhe eksporti i diamanteve.
“Do të punojmë në kontakt të ngushtë për të kufizuar tregtimin dhe përdorimin e diamanteve të nxjerrë, përpunuar apo prodhuar në Rusi”, pohojnë liderët e G7-s të mbledhur në Hiroshima të Japonisë.
Ato i kanë bërë thirrje Rusisë që t’i japë fund luftës, e ndërsa nuk ka vonuar edhe përgjigja e presidentit Vladimir Putin.
“Pavarësisht sanksioneve të perëndimit, Rusia mbetet lider në tregun e armëve dhe pajisjeve ushtarake në botë”, tha ai.
Në samit do marrë pjesë edhe presidenti Volodimir Zelenski. Presidenti ukrainas gjendet aktualisht në Arabinë Saudite ku po merr pjesë në samitin e Ligës Arabe.