Lojtarët e Bayern Munich po përgatiten për t’u rikthyer në Bundesligë pas pushimit dimëror. Kampionët në fuqi do të luajë në të premten kundër Lajpcigut. Por ata e kanë shfrytëzuar kohën e lirë për t’u dëfryer në malet e Tirolit në Austri, duke bërë drifting me makina sportive.
Serge Gnabry, Leon Goretzk dhe Alphonso Davies provuan pistën e akullt, ndërsa bënë shaka me veten e më shokët e ekipit ndërsa përpiqeshin që të drejtonin makinën në terrenin e rrëshqitshëm.
Detyra e lojtarëve ishte që të ecnin shpejt, e pastaj të ndalonin mjetin, e gjithashtu të bënin drifting rreth logos së Bayern.
Alphonso Davies tha se i tillë aktivitet i bënte mirë grupit dhe afrimitetit mes futbollistëve.
‘Po, ia kaluam mjaft mirë! Më pëlqeu kjo eksperiencë. Të vija këtu e të bëja drifting, e të mësoja gjëra të reja me makinën që nuk i dija! Pra, ishte shumë qejf! E shijova çdo moment të saj! Për pjesën e mbetur të sezonit, do përpiqem të jem në formë, e të ndihmoj sa më shumë ekipin të fitojë. Si skuadër, duam trofe!’ u shpreh Alphonso Davies.
Ndërsa Jamal Musiala shtoi se lojtarët tani ndihen më të bashkuar. Pas 15 javësh, bavarezët gjenden në vend të parë me 34 pikë të grumbulluara, 4 më shumë se sa Freiburg.