Pesë persona, përfshirë katër fëmijë, vdiqën pasi një varkë me emigrantë u fundos në verilindje të ishullit grek të Lesbos.
Fëmijët ishin përkatësisht një djalë 8-vjeçar dhe tre vajza të moshës 14, 8 dhe 11 muajsh.
Zëdhënësi i rojes bregdetare, Nikos Alexiou tha se incidenti ndodhi brenda ujërave territoriale turke, por roja bregdetare turke nuk kreu një operacion shpëtimi, kështu që një varkë patrullimi greke gjeti pasagjerët.
Të mbijetuarit u dërguan në portin kryesor të Lesbos, Mytilene.