Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën zyrtare të 27 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Europianit 2024.
Dy ndeshjet e radhës janë më 17 qershor me Moldavinë në Tiranë, dhe në transfertë më 20 qershor me Ishujt Faroe.
Sylvinho ka ftuar katër portierë në grumbullim: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Simon Simoni.
Në mbrojtje rikthehen Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli. Të ftuarit e tjerë në këtë repart janë Adrian Bajrami, Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Enea Mihaj, Andi Hadroj dhe Mario Mitaj.
Mesfusha përbëhet nga emra si: Keidi Bare, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Qazim Laçi dhe Anis Mehmeti.
Për sulmin trajneri brazilian ka ftuar gjashtë lojtarë: Armando Sadiku, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani dhe Sokol Cikalleshi.