Fshati turistik Hallstatt ka mbyllur dyert për turistët.
“Ne kemi reaguar pas ankesave të banorëve” të komunitetit, tha për AFP një zyrtar komunal, i cili kërkoi të mos përmendet emri.
Ky fshat i lokalizuar Austri e ku mund të gjenden copëza nga filmi i animuar i Elsës, është ndër më të vizituarit nga turistët, por kjo është shndërruar në një shqetësim për banorët.
Ata bëjnë selfie, foto dasme dhe shpesh futen edhe në shtëpitë e banorëve vendas për të përdorur tualetet e tyre. Për rrjedhojë, ato kanë rrethuar zonën me një gardh për të frenuar turistët.