Pjepri është një nga frytet me vlera për organizimin tonë. Ky fryt ul stresin dhe mërzitjen, si edhe lufton të nxehtin e verës. Po ashtu, pjepri është një fryt që jep efekte edhe në parandalimin plakjes së parakohshme të organizimit.
Pjepri përmban hekur, kalcium, fosfor dhe sidomos Vitaminën A dhe C të domosdoshme për organizmin.
Pjepri cilësohet një nga frytet më të vyer për të shmangur problemet me veshkat, përmirëson shikimin dhe ofron vlera për kockat dhe dhëmbët. Përfitime të tjera lidhen edhe me mbrojtjen e shëndetit të zemrës, falë adenosinës, një substance natyrale që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon infarktet.
Pjepri është një fryt që rekomandohet edhe për njerëz që vuajnë nga melçia e zezë dhe anemia.