Një mënyrë për ta marrë veten shpejt nga ushtrimet, është më e thjeshtë nga sa e imagjinoni.
Shërimi më i madh nga ushtrimet dhe rregullimi më i mirë i metabolizmit mund të vijë nga vetëm disa gram bajame në ditë. Nga një studim i bërë ka rezultuar se pjesëmarrësit që konsuamuan 57 gram për një muaj, çdo ditë kanë një masë molekulare të shtuar.
Me pak fjalë, si autor dr. David C Nieman, profesor dhe drejtor i Laboratorit të Performancës Njerëzore në Universitetin Shtetëror, tha se këta individë ndjenin më pak lodhje dhe tension, kishin forcë më shumë në këmbë dhe shpinë, por edhe më pak dëmtime muskulare pas ushtrimeve në krahasim ata që nuk konsumonin.
Studimi klinik përfshinte 38 burra dhe 26 gra të moshës 30 deri në 65 vjeç, të cilët nuk stërviteshin sistematikisht me pesha. Ato u ndanë në dy grupe dhe njëri grup konsumoi bajame dhe tjetri një drithëra me kaloritë përkatëse.
Rezultatet ishin befasuese. Konsumimi i përditshëm i bajameve modifikon metabolizmin, pakëson stresin dhe e lejon trupin të shërohet më shpejt.