Në një kohë kur kërcënimet nga Kina po rritet, Ushtria e Tajvanit të martën ka konfirmuar se do të lejojë gratë të dalin vullnetare për t’u trajtuar si forca rezervë, një gjë që ndodh për herë të parë.
Ministria tajvaneze e mbrojtjes tha se do të lejojë 220 ushtarë gra të regjistrohen në trajnim duke filluar nga tremujori i dytë i këtij viti.
Gjeneral majori Yu Wen-cheng, nga Agjencia e Mobilizimit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së ministrisë, tha se si fillim do të jetë në një bazë prove për këtë vit. Më hërët, ministria është shprehur se kanë trajnuar vetëm rezervistë meshkuj sepse nuk kishte kapacitet të mjaftueshëm për të akomoduar të dyja gjinitë.
Tajvani ka një forcë ushtarake prej rreth 170,000 vetësh, të përbërë kryesisht nga vullnetarë, ndërsa gjithashtu trajnojnë rreth 120,000 rezervistë çdo vit.
Meshkujt e moshave 18 deri 36 vjeç ose duhet të dalin vullnetarë për të shërbyer në ushtri ose të kryejnë një periudhë shërbimi të detyrueshëm në rezervat.
Që nga 2021, gratë përbënin 15% të ushtrisë së Tajvanit, por shërbejnë kryesisht në role joluftarake.