Në një përpjekje për të ndihmuar konsumatorët e ndërgjegjshëm për mjedisin, një organizatë jofitimprurëse e Gjenevës po nxit shtimin e frigoriferëve publikë me akses të lirë në rrugë, të cilët restorantet apo edhe të tjerët mund t’i përdorin për të mbajtur ushqime që të mos prishen.
Është pjesë e një përpjekjeje më të madhe nga komunitetet në Zvicër dhe vende të tjera evropiane për të ndihmuar në uljen e mbetjeve ushqimore.
Organizata jofitimprurëse Free-Go ka hapur frigoriferë dhe rafte në Gjenevë ku kalimtarët mund të marrin fruta, perime, bukë, briosh dhe gjëra të tjera që prishen për t’i çuar në shtëpi falas.
Programi kushton rreth 40,000 dollarë për të zbatuar çdo vit dhe gëzon mbështetjen si nga grupet bamirëse ashtu edhe nga qeveria e qytetit. Ai u lançua një vit më parë me një frigorifer të vetëm jashtë një qendre komunitare në Gjenevë perëndimore dhe tani ka katër frigoriferë, të vendosur në përreth qytetit.