Iga Swiatek mbrojti me sukses titullin e saj në French Open duke mundur në finale Karolina Muchova 6-2, 5-7, 6-4. Numri 1 i botës për femra e merr Roland Garros për herë të tretë në karrierën e saj, ndërkohë që shkon në kuotën e 4 Grand Slameve të fituara.
Iga Swiatek ka humbur vetëm dy nga 26 ndeshjet e fundit në Grand Slame që kur u rendit në vend të parë për tenistet femra në prilli ne shkuar . 22-vjeçarja bëhet tenistja më e re që fiton Roland Garros dy herë radhazi.
Tenistja polake pozoi me trofeun në dorë afër Kullës Eifel pas suksesit të arritur. Swiatek e ka fituar turneun me dhe të kuq tri herë në katër vitet e fundit.
Polakja bëhet tenistja e tretë që ka arritur të fitojë katër finalet e saj të para të Grand Slameve, pas Seles dhe Naomi Osakas.