Sulmet e nisura ditën e djeshme në jug të Izraelit midis militantëve të Hamasit dhe forcave të izraelite kanë shkaktuar të paktën 300 të vdekur, 1450 të plagosur dhe 164 persona raportohet të jenë marrë peng. Personat e marrë peng po mbahen në Gaza dhe mes tyre ka edhe gra e fëmijë. Shtete e Bashkuara të Amerikës si dhe partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar që palët të qetësohen dhe të mos shkojnë në luftë të përgjakshme.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se forcat izraelite kanë marrë kontrollin e një stacioni policie në qytetin jugor të Sderot, duke vrarë të paktën 10 luftëtarë palestinezë pas një përplasjeje disa orëshe.
Ishin militantët e Hamasit të cilët sulmuan kullën VVatan, një kompleks i madh tregtar në Gaza.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi dje se Izraeli ka hyrë në një luftë të gjatë dhe të vështirë, pas sulmit të paprecedentë të ndërmarrë nga Hamasi.