Një tjetër stuhi e fuqishme ka shkaktuar probleme në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Stuhitë janë shoqëruar me shira edhe erëra të forta që kanë arritur deri në 160 km/h, gjë që ta bërë autoritetet të vendosin alarmin e kuq. Dhjetëra mijëra qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike në Irlandën e Veriut. Linjat ajrore anuluan 118 fluturime në aeroportin e Dublinit për shkak të tornadove të fuqishme.
Erërat kanë qenë aq të fuqishme saqë valixhet e udhëtarëve nga Ibiza drejt Gatwick kanë fluturuar dhe janë përhapur nëpër pistën e avionëve.
Ekspertët kanë paralajmëruar se Londra është e papërgatitur për valët e të nxehtit, përmbytjet dhe ngritjen e nivelit të detit që parashikohet të përjetojë në vitet e ardhshme. Raporti, pas temperaturave në rritje, zjarreve dhe përmbytjeve që goditën të gjitha kryeqytetin në vitet e fundit, tregon se është e nevojshme se investimet janë të rëndësishme.