Në Moskë sot pritet t’i jepet lamtumira e fundit liderit të opozitës ruse Alexei Navalny. Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh tha se u është dorëzuat trupi i Navalnyt. Mijëra njerëz janë mbledhur para kishës ku do të mbahet ceremonia mortore, ndërkohë ka një prezencë të lartë të policisë në qytet. Të shumtë janë qytetarët që qëndrojnë në heshtje, ndërsa të tjerë me lule në duar.
Pas ceremonisë mortore, Navalny do të varroset në varrezat e Borisovskoye. Navalny vdiq më 16 shkurt në një nga burgjet më të ashpra të Rusisë në Siberinë veriore, ku po vuante një dënim 19-vjeçar me akuza që shihen gjerësisht si ndëshkim politik për opozitën e tij. Autoritetet ruse thanë se Navalny vdiq për “shkaqe natyrale”, por ekipi i tij dhe disa liderë perëndimorë kanë akuzuar presidentin rus Vladimir Putinin si përgjegjës të drejtpërdrejtë.