Protestuesit pro Palestinës hyjnë në një aeroport në jug të Rusisë në qytetin Dagestan dhe kërkonin për shtetas izraelitë në linjat që hynin në Rusi nga Tel Avivi. Ata u përplasën me policinë dhe hynë në pistën e aeroportit ndërkombëtar ‘Makhachkala’. Të tjerët protestues u panë duke ndaluar makina jashtë aeroportit të cilëve iu kërkonin pasaportat për t’i parë nëse ishin izraelitë.
Izraeli u kërkoi autoriteteve ruse të dielën që të mbrojnë izraelitët dhe hebrenjtë nga hakmarrjet e mundshme nga protestuesit pro-palestinezë në Dagestan.
Dagestani është pjesë e Rusisë, por ndodhet në jug të largët të vendit dhe ka një popullsi me shumicë myslimane. Nga përplasjet janë plagosur 9 policë ndërsa 60 protestues janë arrestuar. Fluturimet për në këtë aeroport u devijuan dhe do të qëndrojë i mbyllur deri më 6 nëntor.